23/05/2024
11.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE: Shumica parlamentare vazhdimisht po zvogëlohet

Për shkak të krimit të Kovaçevskit, shumica po zvogëlohet, pasi doli Alternativa, Lidhja Demokratike, askush nuk dëshiron të qëndrojë në anijen që po fundoset, thonë nga VMRO-DPMNE

“Kovaçevski dhe Ahmeti ruajnë koalicionin e tenderëve, krimit dhe nepotizmit. Edhe Kovaçevski e di që Ahmeti po e shpëton për të kryer sa më shumë tenderë, për përfitim personal dhe është i gatshëm për të gjitha llojet e lëshimeve vetëm që të vazhdojë së bashku me Ahmetin në grabitjen e Maqedonisë.

Gjithnjë e më shumë deputetë të LSD-së po thonë me zë të lartë se nuk pajtohen me politikat e Kovaçevskit, dhe ai vetë e di se askush nuk i miraton veprimet e tij dhe prandaj i mban të frikësuar me kërcënime dhe presione.

VMRO-DPMNE apelon deri te deputetët e pushtetit, të gjithë ata që në periudhën e kaluar kanë treguar arsye dhe qëndrime të ndryshme nga kjo kryesi që t’i qëndrojnë në rrugë të njëjtës, sepse pas ndryshimeve në qeveri Maqedonisë do t’i duhet LSD-ja si opozitë, por një LSD e qëndrueshme, e cila ka politika të forta kombëtare dhe shtetërore”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së./Telegrafi/

Të fundit