Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE, Nikola Micevski tha sot se deputetët nga partia e tij do të marrin pjesë në seancën agjenda e së cilës do të jetë Ligji për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive, i planifikuar për 27 Tetor, por ata do të abstenojnë nga votimi i projekt-ligjit.
“Ligji për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive nuk ofron zgjidhje, përkatësisht masa që qytetarët i presin, por ato duhet të paraqiten nga Qeveria. Futja e Ligjit thekson se ekziston nevoja për të rishikuar dispozitat për kundërvajtje të Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive, e cila është krejtësisht e ndryshme nga ajo që tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në dy ditët e fundit”, tha Micevski.