13/07/2024
24.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO vihet në akcion, kërkon që Propozimi francez të diskutohet në Parlament

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së insiston që informacioni për propozimin francez lidhur me çështjen Bullgari-Maqedoni e Veriut të vendoset në rend dite në seancën e 75 të Kuvendit. Koordinatori, Nikolla Micevski theksoi se është turp që çështja e vendit tonë të diskutohet në parlamentet e rajonit dhe në Evropë ndërsa në Maqedoni vazhdon heshtja.

“Në situatë kur më shumë se dhjetë ditë Republika e Maqedonisë është pika numër një Bullgarisë fqinje dhe kur çështjet tona hapen, bisedohen dhe zgjidhen në mënyrën siç po bëhet tani dhe të gjithë këtë e shohim nga mediat dhe për fat të keq Qeveria nuk reagon për disa çështje, më e pakta që presim është që të vendoset në rend dite, gjegjësisht një pikë ku ne do të diskutojmë për çështjen tonë në parlamentin tonë, është turp kjo që po ndodh, për Republikën e Maqedonisë të flitet në parlamentet e rajonit dhe në Evropë dhe ne këtu të heshtim. ”, deklaroi Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi theksoi se ky propozim nuk mund të jetë në rend dite pasi për të njejtin nuk ka material.

Propozimi nuk mund të vendoset në votim pasi nuk ka material nga asnjë këtu të propozuar si material për rend dite, deklaroi kryeparlamentari Talat Xhaferi

Por Micevski tha se kjo nuk është e vërtetë pasi materiali është dërguar më datën 24 në Komisionin Për Çështje Evropiane, ndërsa u thirr edhe në nenin 70 ku thuhet se në rend dite mund të vendoset një çështje urgjente dhe e paprolongueshme, duke nënvizuar se pikërisht kjo çështje duhet të trajtohet me urgjencë në Kuvend.

Që kjo çështje të vendoset në rend dite kërkoi edhe Dimitar Apasiev nga partia “E majta”.

Me siguri meqë nuk bëhet fjalë për Kosovën dhe Shqipërinë, ju nuk e ndjeni nevojën që këtë ta vendosni në rend dite. Pajtohem me kolegun paraprak se kjo është çështje e rëndësishme që e tangon opinionin maqedonas,” deklaroi Dimitar Apasiev, nga “E MAJTA”

Gjatë kësaj seance, numri një i Kuvendit Talat Xhaferi njoftoi se të enjten në rend dite do të jetë interpelanca e dorëzuar ndaj tij nga ana e VMRO-DPMNE-së.

Të fundit