Will Smith thotë se ka kontaktuar me Chris Rock për shuplakën e Oscars. Rock ka thënë se “nuk është gati të flasë”.
Aktori goditi Rock në skenë në Academy Awards në mars, pasi ky i fundit bëri një shaka për imazhin gruan e Smith.
Të premten, Smith publikoi një video duke diskutuar për herë të parë publikisht mbi shuplakën.
“Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme,” tha ai. “Unë jam këtu sa herë që ju jeni gati për të folur.”
“Unë kam kontaktuar me Chris dhe mesazhi që u kthye është se ai nuk është gati të flasë dhe kur të jetë, ai do të kontaktojë,” tha Smith
“Dua të kërkoj falje për fëmijët e mi dhe familjen time,” shtoi ai.
Pinkett Smith foli muajin e kaluar duke thënë se shpresonte që burri i saj dhe Rock mund të “pajtoheshin” pas incidentit.
Pas incidentit në skenë, Smith fitoi Oskarin e tij të parë për rolin e tij në King Richard – një film për babain e Serena dhe Venus Williams.
Çmimet Oscar e kanë ndaluar Smithin nga aktivitetet e Akademisë për 10 vitet e ardhshme pas asaj që u cilësua si “sjellje e papranueshme dhe e dëmshme” në skenë./euronews.al/