25/07/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zgjedhja e gjyqtarit kushtetues dhe ligji i propozuar për amnisti për të dënuarit nga 27 prilli para deputetëve të RMV-së

Propozimi për zgjedhjen e gjyqtares Elizabeta Dukovska nga Gjykata e Apelit në Shkup për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut është në rendin e ditës të seancës së 106-të të Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dukovska është propozim i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për gjyqtare të re kushtetues. Ajo është gjyqtare që nga viti 2004, ka punuar në dy gjykatat themelore në Shkup si gjyqtare për falimentim, ndërsa nga viti 2009 është gjyqtare në Apelin e Shkupit si gjyqtare civile në departamentin komercial.

Në rendin e ditës të seancës së sotme janë projektligji për amnistinë e personave të dënuar për ngjarjet e 27 prillit 2017, si dhe projektligji për amnisti, të dy me procedurë të shkurtuar.

Para deputetëve janë projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurime shëndetësore, si dhe projektligji për plotësimin e ligjit për barnat dhe pajisjet mjekësore, të dy në procedurë të shkurtuar.

Deputetët gjithashtu do të diskutojnë edhe për pikat si propozim ligji për lojërat e fatit, propozim ligji për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimin e marrëveshjes për tregti të lirë në mes RMV-së dhe Ukrainës./Telegrafi/

Të fundit