05/03/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zgjedhjet 2024/Pushteti parasheh fitore të dyfishtë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski bënë të ditur se kanë filluar të zhvillohen bisedimet me partnerët tradicionalë të koalicionit dhe me partnerët e tjerë të koalicionit në Qeveri. Sipas tij, në bazë të analizave empirike, harmonizimit kadrovik, si dhe radhitjes programore, do të vijnë deri te një vendim i përbashkët për performancën konkrete në zgjedhje. I pyetur se a është e mundur që LSDM-ja dhe BDI-ja të shkojnë ndaras në zgjedhje dhe si po ecin bisedimet për koalicionin parazgjedhor, ai përsëriti se koalicionet bëhen në bazë të vlerave.

“Një gjë është e sigurt, në zgjedhje do të jenë dy blloqe, njëri është blloku që qëndron për integrimin evropian të shtetit dhe do ta udhëheqë LSDM-ja me një kandidat presidencial të propozuar nga LSDM-ja dhe në zgjedhjet e 24 prillit do të jetë kandidati fitues dhe në zgjedhjet e 8 majit koalicioni për integrime evropiane të Maqedonisë do të jetë koalicioni fitues dhe unë përsëri do të jem mandatar për formimin e qeverisë së ardhshme. Koalicionet bëhen në bazë të vlerave.”, – deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski, përcjell PRESSonline.al

Ditëve në vijim organet e partisë më të madhe opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, pritet që formalisht të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në Qeverinë teknike që do të jetë përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve, paralajmëroi lideri i kësaj partie, Hristian Mickoski.

“Afati i fundit për Qeverinë teknike është 28 janari dhe deri atëherë duhet të harmonizohet gjithçka. Deri tani nuk kemi pasur takim të organeve partiake, pres që gjatë kësaj periudhe të mbahet takimi. Por, qëndrimi im personal është që VMRO-DPMNE-ja duhet të jetë pjesë e Qeverisë teknike. Talat Xhaferi nuk e meriton mbështetjen e VMRO-DPMNE-së për kryeministër teknik, por në interes të një atmosfere të mirë dhe të procesit demokratik, partia do të abstenonte nga votimi.”, – theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, përcjell PRESSonline.al

Sa i përket takimi tet a tet me kryeministrin Kovaçevski, ai thotë se nuk i sheh të nevojshme takimet sekrete, por të hapur për opinionin, ndërsa bëri të ditur se deri në këto momente nuk ka iniciativë për asnjë lloj takimi.

Të fundit