15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zgjërohet rruga e Ilindenit dhe riasfaltohet rruga 108

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami e ka përuruar riasfaltimin e rrugës 108 si dhe rregullimin e rrethrotullimit që gjendet në pikë takimin e rrugës së Ilindenit dhe asaj industriale. Ai u shfaq aty së bashku me ekipin e tij ku u prit nga qytetarët e zonës.
Bilall Kasami
Sot siç e shiihni ne vazhdojmë me përurimin edhe të një rruge të rëndësishme të qytetit tonë, bashkë me një artierie dhe një nyje të rëndësishme të rrethrotullimit të bulevardit kryesor, ilinden, që të vazhdojmë të investojmë për përmirësimin e infrastrkturës rrugore.
Qytetarët shprehën shumë të kënaqur me riasfaltimin e kësaj rruge, por thonë që këto intervinme është dashur të bëhen më heret si dhe kërkojnë që si kjo rrugë, të rinovohen edhe shumë rrugë tjera që janë në gjendje jo të mirë.
Anketa me qytetarët
“Është dashur shumë më herët të bëhet. por mirë që janë duke e bërë tash. Do të bëhet mirë. Janë duke punuar”.
“Mirë është bë. Mendoj se duhet të vazhdohet kështu. Jemi të kënaqur. Ka fillu të qarkulloje më lë lirë edhe pse i kemi pas mërgimtarët këtu tash për momentin është qetsu gjendja, mirë po mirë që rregullohet”.
“Jemi të kënaqur me rrugën. Është dashur prej më heret të niset kjo rrugë. Ne jemi shumë të kënaqur por duhet ende më mirë të punohet “.
Investimi në këtë rrugë është bërë nga Komuna e Tetovës në kuadër të tenderit për riparime dhe rikonstruktime të rrugëve dhe rrugicave./Tv Koha/

default

Të fundit