20/06/2024
21.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami i reagon Ahmetit dhe Taravarit: Jeni të frikësuar

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ra regauar ndaj deklaratës së kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili bllokun opozitar shqiptar i quajti si të vegjël dhe se shohin ëndërra.
Deklarat- Bilall Kasami – Kryetar i Lëvizjes Besa
“Zoti Ahmeti deri tani ka bërë thirrje që të bashkohen partitë opozitare duke e ditur se një gjë e tillë nuk mund të ndodh. Ne sot e shohim se ai gati në gjitha partitë politike i ka pasur të kontrolluara ashtu siç është fatkeqësisht rasti me partinë e liderit të cilën ju e përmendët. Në kohën kur opozita po bashkohet, sepse më nuk ka elemente të kontrolluara, zoti Ahmeti po jep alarmin dhe po e tregon ëndrrën e tij dhe po e shfaq frikën e pafshehur se ky bashkim i partive opozitare atë më plotësisht do e dërgoje në opozitë. Ai le të merret me partitë që i ka në Qeveri dhe të ndërtoj frontin për korrupsion, fronin për keçpërdorim, anti qytetar dhe anti shqiptar. Ne me koalicionin tonë dhe ai me të vetin.
Nëse “Fronti pro evropian” garon me lista të përbashkëta në koalicion parazgjedhor, Lëvizja Besa dhe koaliiconi me Alternativën si dhe Lëvizjen Demokratike, do të garojnë të vetme dhe nuk do të bashkëngjiten me VMRO-DPMNE-në tha Kasami.
Deklarat- Bilall Kasami – Kryetar i Lëvizjes Besa
“Kjo do të thotë se BDI është e frikësuar dhe dëshiron të shpëtoj dhe se mesazhet i ka marr të qarta nga qytetarët kurse ne me ata që duhet të bashkohemi jemi bashkuar dhe gjithë ata të cilët ndjejnë veten opozitë shqiptre janë të mirëseardhur dhe ne po ndërtojmë një front që do e bëj ndryshimin edhe tek shqiptarët në skenën politike të Maqedonisë së Veriut”.
Zgjedhje të parakohshme parlamentare po kërkon e gjithë opozita në kuvendin e Maqedonisë së Veriut./Tv Koha/

Të fundit