25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zgjidhet përbërja e re e Antikorrupsionit / Tatjana Dimitrovska, kryetare

Me mbështetjen e pushtetit ë dhe opozitës, Kuvendi zgjodhi përbërjen e re të Komisionit kundër korrupsionit. Me 97 vota, kryetare e re e këtij Komisioni u zgjodh Tatjana Dimitrovska. Ajo do të marrë pozitën e Biljana Ivanovskës më 8 shkurt të vitit të ardhshëm. Dimitrovska është ekonomiste e diplomuar nga Shkupi dhe e punësuar në Entin shtetëror të revizionit. Anëtarë të ri të Komisionit janë revizorët Zoran Bogoevski, Cveta Ristovska dhe Servet Demiri, pastaj gjykatësja Sofia Spasova-Medarska si dhe dy këshilltarët e mëparshëm Biljana Karakashova-Shulev dhe Besnik Xhemaili. Për këto pozita janë paraqitur 41 kandidatë. Më 23, 24 dhe 25 nëntor ata u intervistuan nga komision zgjedhor në Parlament. /Alsat.mk

Të fundit