Nga data 1 janar, qytetarët kosovarë u liruan nga izolimi i udhëtimeve në shtete evropiane.
Duke qenë se biletat përmes linjave të autobusëve janë shumë më të lira krahasuar me ato të aeroplanëve, shumë kosovarë kanë zgjedhur të udhëtojnë përmes stacionit të Prishtinës drejt shteteve evropiane, transmeton albinfo.ch.
“Gjermania, Sllovenia, Zvicra, Belgjika janë shtetet ku ka më së shumti linja me autobusë nga Prishtina gjatë këtyre ditëve”, shprehet Shqipe Durmishi, zëdhënëse e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
Krahasuar me vitin 2023, këtë vit ka rritje, siç thotë ajo, graduale të linjave ndërurbane dhe ndërkombëtare.
“Kostoja më e lirë e transportit rrugor gjithashtu edhe benefitet e bagazhit që po ju ofrohen udhëtareve po e rrisin edhe kërkesën për të udhëtuar me autobus”, shprehet ajo.
Numri më i madh i linjave për këtë fillim vit sipas saj janë ato nga Zvicra, Gjermania, Sllovenia dhe Belgjika.
Kjo lidhet edhe me numrin e lartë të mërgimtarëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet e po ashtu edhe vizitave të mundshme nga familjaret./albinfo.at/