-
Neswr BDI ka thirrur mbledhjen e llogaridhënies së zyrtarëve të partisë në nivelqendror dhe atë lokal. Zëdhënësi i integristëve Bujasr Osmani tha se përveçministrave, llogari para kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm do të japin edhefunksionarët tjerë, përfshi edhe krerët e komunave.Burime nga strukturat partiakebrenda BDI-së thonë se të shtunën presin një mbledhje maratonike, pasi sipas tyredo të shqyrtohet dhe analizohet hë për hë puna e çdo funksionari, duke filluar ngazëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe gjithë të tjerët.Nuk dihet nëse epilogui kthimit në funksion të organeve partiake do të jetë shkarkimi i ministrave tëcaktuar, përkatësisht plotësimi i kërkesave të grupit të zjarrit. Ajo që mësohet ështëse kreu i integristëve do të shpalos planin e llogaridhënies, ndërsa nuk përjashtohetmundësia që mbledhja e parë të kalon edhe pa pasoja për anëtarët e ekzekutivit, tëcilët sipas grupit të zjarrit kanë ngelur në klasë. Llogaridhënia ishte njëra ndërkërkesat kyçe të grupit të zjarrit. Gjatë javës ministrat dhe zëvendësministrat kanëpërgatitur raport për punën e tyre të cilin do ta dorëzojnë para kreut të partisë,ndërsa anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm do të debatojnë për pikat nga e raportitdhe do të konstatojnë gjendjen faktike me pretendimet apo rezultatet nga raporti.Më 15 tetor Këshilli i Përgjithshëm zgjodhi për nënkryetarë të partisë: IzetMexhitin, Bajram Rexhepin, Arbër Ademin dhe Arbana Pashollin, për Sekretar tëpërgjithshëm – Faton Ahmetin, Sekretar organizativ – Blerim Bexhetin dheSekretare për përfaqësim gjinor – Saranda Imerin. U zgjodhën edhe anëtarët e rinjtë Këshillit të Përgjithshëm, Këshillit Mbikëqyrës dhe Këshillit Kombëtar./Tv Koha/







