26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

176 persona aktivë me COVID-19 në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Shkodër/ Qytetarët të tregohen të kujdesshëm

Edhe pse kjo e martë shënoi edhe numrin më të ulët të të infektuarve me COVID-19, me vetëm një rast pozitiv të ri, në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka kërkuar rritjen e vigjilencës së qytetarëve edhe pse situata paraqitet e kontrolluar.

“Edhe pse situata paraqitet e kontrolluar, vetë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit. Qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes COVID-19, por të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127, ndërsa për çdo pyetje apo shqetësim Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion linjën e gjelbër 0800-40-40”, raporton Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (19 Maj 2020)
Testime totale 12899
Raste pozitive 949
Raste të shëruara 742
Raste Aktive 176
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 68
Krujë 35
Durrës 31
Shkodër 14
Kamëz 10
Berat 10
Fier 4
Elbasan 2
Mirditë 1
Korçë 1

Të fundit