Koronavirusi si duket ka mobilizuar qytetarët e Republikës së Maqedonis së Veriut – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Koronavirusi si duket ka mobilizuar qytetarët e Republikës së Maqedonis së Veriut

Koronavirusi si duket ka mobilizuar qytetarët e Republikës së Maqedonis së Veriut
me cka të gjithë kanë vërshuar barnatoret për tu paijsur me preparate higjenike.
Ajo që bie në sy është se nuk ka maska.
Mes të tjerash edhe pse sot kishte propozim që të ndërmeren masa preventive
komuna e Tetovës nuk e pa të udhës që të miratoj një gjë të tillë në këtë seancë por
e njejta u la për seancën e radhës ndërkaq Qeveria doli me apel për të gjithë
qytetarët që kanë udhëtuar ose që kanë jetuar me persona të cilët kanë qenë në
zonat e rrezikuara nga koronavirusi të mos shkojnë në punë, fakultet, shkolla dhe të
paraqiten në numrat e qendrave mjekësore.Vendet e rrezikuara janë: Lombardia,
Veneto, Emilia Romagna, Piemonte- në Itali, si dhe Republika Popullore e Kinës,
Hong Kong, Irani, Japonia, Macau, Filipinet, Republika e Koresë, Singapori,
Tajvani. Qeveria u rekomandon këtyre qytetarëve që menjëherë të kontaktojnë
qendrat e shëndetit publik në numrat e telefonit për Tetovë – 075 / 240-464,
Gostivar – 076 / 365-161 si dhe në telefonin “Alo Doktor”.Në ndërkoh rasti I parë
me këtë virus në vendin tonë u raportua dje ku edhe zyrtarisht këtë e vërtetoj në
pres konferencë ministri I shëndetsisë Venko FilipcE./TV KOHA/

Related posts

Sela reagon pas verdiktit të apelit në rastin Sazdovski : vetingu i gjyqësorit i domosdoshëm !

Televizioni Koha

Vajza 16 vjeçe vdes nga koronavirusi, viktima më e re në moshë në Evropë

Televizioni Koha

Sela: Arben Taravari, Isen Shabani dhe Albon Xhemaili do të kandidohen sërish

Televizioni Koha

Leave a Comment