27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

50 ushtarë në Dibër dhe Qendër Zhupë – detyra kryesore: sigurimi dhe kontrolli i kufive

Pesëdhjetë ushtarë dhe oficerë sot janë dërguar në Dibër dhe Qendër Zhupë, ku detyra kryesore do të jetë sigurimi dhe kontrolli i pikave kufitare.

Forcat policore janë veç më atje, gjithë hyrjet dhe daljet nga dy komunat përkatëse janë të bllokuara, por lëshohen vetëm vetura të ndihmave mjekësore dhe rasteve urgjente.

“Si qeveri do të vazhdojmë të marrim vendime, të cilat në vend të parë do të vendosin shëndetin e qytetarëve dhe për atë kërkojmë angazhim të menjëhershëm të armatës. Gjithë resurset i vendosim në dispozicion që të mund sa më shpejtë të merremi me këtë epidemi”, deklaroi Radmilla Shekerinska pas vizitës në shtabin e krizës në Tetovë.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska thotë se duhet të lihen anash lojërat politike dhe të mos shfrytëzohen këto momente për pikë të vogla politike. “Kjo është krizë botërore”, theksoi Shekerinska.

Të fundit