26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

526 vite nga udhëtimi i parë i Ameriko Vespuçit drejt ‘Botës së Re’

Sot bëhen 526 vite nga udhëtimi i parë i detarit italian, Ameriko Vespuçit, drejt zbulimit të ‘Botës së Re’, apo ndryshe siç njihet sot Amerikës, shkruan KultPlus.

Ameriko Vespuçi, ka lindur më 9 mars 1451, dhe vdiç më 22 shkurt 1512. Ai ishte eksplorues italian, financier, lundërtar dhe hartograf. Ai ishte i pari që demonstroi se Brazili dhe Baseni i Karaibeve nuk ishin pjesë të jashtme të Azisë lindore siç kishte hamendësuar Kolombo nga udhëtimet e tij. Vespuçi tha se kjo ishte një tokë e re e cila nuk ishte ende e njohur nga Bota e Vjetër.

I referuar si ‘Bota e Re’, ky super kontinent i dytë u emërua “Amerikë”, që rrjedh nga fjala Americus, versioni latinisht i emrit të Ameriko Vespuçit.

Ai ka marrë pjesë në dy udhëtime në “Botën e Re”, dhe ka qenë udhëheqës i ekspeditës detare spanjolle (1499-1500) e cila si duket ka zbuluar grykëderdhjen e lumit Amazon. Madej ka udhëhequr edhe ekspeditën portugeze (1501-1502) e cila e ka zbuluar Rio de Zheneiro dhe Rio de Plata.

Duke i paraqitur zbulimet e tija për herë të parë përmendet shprehja Amerikë dhe Bota e Re. Duke lundruar me flamurin Spanjoll, arriti deri te bregdeti i Brazilit dhe Hundurasit. Në dallim me Kolombin, ka qenë i sigurt se ka zbuluar “Botën e Re” e cili gjindet në mes të Evropës dhe Azisë. Përshkak se hartografët e kanë injoruar Kolombin, kontinenti i ri e mori emrin Amerikë nga ky hulumtues dhe detar italian./KultPlus.com

Të fundit