26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

57-vjeçarja nga Kumanova pas vdekjes u diagnostikua me Covid-19

Shënohet viktima e parë nga virusi korona edhe në vendin tonë. Bëhet fjalë për një grua 57 vjeçare nga Kumanova, e cila paraprakisht u ishte nënshtruar dy testeve, por të njëjtat kishin rezultuar negative. Pavarësisht kësaj, 57 vjeçarja ishte shtruar në spital dhe javën e fundit ishte trajtuar për në izolim, për shkak se pavarësisht rezultateve negative, shenjat e sëmundjes ishin ato të virusit korona.

Në lidhje me pranimin dhe trajtimin, dua të them se kolegët kanë vepruar në përputhje me protokollin për izolim. Në kohë janë bërë dy teste dhe të dy kanë rezultuar negativ. Pavarësisht rezultateve negative, sepse shenjat ishin tipike të virusit korona, është trajtuar në izolim. Kjo periudhë izolimi ka zgjatur javën e fundit në Spitalin e Kumanovës. Pas vdekjes është testuar përsëri dhe testi ka dalë pozitiv. Bashkë me të u shtrua në spital edhe djali i saj 33 vjeçar, dy tre ditës, pas shtrimit në spital të nënës së tij. 33 vjeçare është në gjendje të qëndrueshme, edhe ndodhet në Klinikën për sëmundje Infektive dhe në gjendje të qëndrueshme.”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë informoi edhe për 29 raste të reja me të prekur nga virusi korona në vendin tonë dhe deri tani ky është numri më i lartë i të prekurve brenda 24 orësh. Duke përfshirë edhe rastet e 24 orëve të fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 114. Listës së qyteteve ku ka tashmë persona të infektuar i shtohet edhe Kumanova, me një rast. Pasqyra e fundit e numrit të të infektuar nëpër qytetet e Maqedonisë është si në vijim:

Numri i infektuar nëpër qytete
Shkup -65raste
Dibër -36 raste
Shtip -7 raste

Kavadarc -2 raste
Ohër -2 rast
Gostivar -1 rast
Kumanovë – 1 rast

Ministri i Shëndetësisë informoi se nesër, 14 pas diagnostikimit, 6 persona do të ri testohen për të kontrolluar nëse vazhdojnë të jenë të infektuar. Pesë prej tyre janë në gjendje të mirë, ndërsa pacientja, gjendja e së cilës u përkeqësuar ditëve të fundit nuk ka ndryshuar dhe e njëjta vazhdon të jetë në aparat të frymëmarrjes.

Evi Shkopi

Të fundit