26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

7 marsi, ASH-ja numëron dështimet e arsimit shqip

Në një konferencë për media, zëdhënësja e Aleancës për Shqiptarët ka numëruar dështimet dhe problemet me të cilat përballet arsimi në gjuhën shqipe, në Maqedoninë e Veriut, 133 vite pas hapjes së shkollës së parë shqipe, raporton TV21.

Ilire Dauti tha se 133 vite, pas hapjes së mësëjtores së parë në Korçë, shqiptarët në Maqedoni nuk kanë të drejtë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

Dauti shtoi se kjo festë do ishte më kuptimplotë në momentin kur nuk do të kishim raste që fëmijëve tu cenohet dhe ndalohet mësimi në gjuhën shqipe. Ajo përmendi rastin e Velesit, Manastirit vende këto nxënësve shqiptarë nuk u lejohet mësimi në gjuhën shqipe.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/630193997540055/

Të fundit