27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Afrim Gashi: Koalicioni Alternativa – Aleanca është formula më e mirë që do sjellë ndryshim pozitiv

I pyetur për koalicionin parazgjedhor me Aleancën për Shqiptarët, Gashi tha se është formula më e mirë që do sjellë ndryshim pozitiv të shqiptarët.

“Në memorjen kolektive të shqiptarëve ekziston vetëm një subjekt politik që ka qenë në pushtet. PArtitë e tjera, Aleanca dhe Alternativa me një far forme janë krijuar si një antonim i atij subjekti dhe ne kemi synuar ta ndryshojmë. Ne nuk kemi qenë të kënaqur me një mënyrë të atillë të praktikimit të politikës. Për shkak se ata kanë qenë gjatë në pushtet dhe janë bërë shumë të pushtetshëm, kanë bërë çmos në të kaluarën që çdo tentativë politike ta luftojnë bashkërisht me një parti tjetër, dhe ne mendojmë se bashkimi i fuqive tona mbartin me vete një frymë të ndryshimit të kuadrove të reja, mënyrë tjetër të praktikimit të qeverisë që ne duam ta sjellim te shqiptarët. Mendojs e është koha për shqiptarët ta provojnë një ndryshim”, tha Gashi.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se në kampin shqiptarë beteja do të jet mes BDI-së dhe koalicionit Alternativa – Aleanca.

“Çdo kolaicion tjetër në kampet tjera nuk na tangon neve, thjesht është në një botë tjetër. LSDM-ja e zhvillon betejën me VMRO-DPMNE-në në kampin maqedonas. Shqiptarët më 12 prill do të jenë të vendosur mes dy opsioneve. Për të fituar në kampin shqiptar është evidente”, deklaroi Gashi në emisionin ‘Studio e hapur’ në TV SHENJA.

Të fundit