Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Agjencia për Zbatimin e Gjuhës shpallë konkurs për punësimin e 13 personave - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës shpallë konkurs për punësimin e 13 personave

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve të RMV-së sot ka publikuar konkurs ku kërkohen 13 zyrtarë shtetëror në pozita të ndryshme.

Në konkurs kërkohet një këshilltar për përkthim dhe lektorim, me rrogë prej 37.968 denarë.

Kërkohet edhe këshilltar për marrëdhënie me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, vend pune ky që do të paguhet 37.968 denarë.

Pozitat tjera ku kërkohen zyrtarë për të punuar janë: udhëheqës i zyrës së drejtorit me rrogë prej 36,930 denarë, udhëheqës të planifikimit të brendshëm, me rrogë prej 36,930 denarë dhe zyrtarë për ndjekje të zbatimit të gjuhës që e flasin më së paku 20% e qytetarëve.

Kjo agjenci sapo ka filluar punën kurse ditët e kaluara ka kaluar edhe në seancë qeveritare edhe rregullorja e punës.

Related posts

Lulja që i largon insektet nga shtëpia juaj!

Televizioni Koha

BERZH-i me kredi 4 milion euro, BE vijon me inkurajimin e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në RMV

Televizioni Koha

U hap Edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skupi Festival”

Televizioni Koha

Leave a Comment