26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti: BDI s’e pranon “modelin kroat”, Marrëveshja e Ohrit u fitua me luftë

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, tha se partia që përfaqëson ai, nuk pranon të bisedojë për “modelin kroat” që e propozon VMRO-ja për ndryshimet kushtetuese. Megjithatë, Ahmeti, në Programin200, tha se është mirë që VMRO-DPMNE-ja ka shprehur gatishmëri të pranojë të bisedojë për ndryshimet kushtetuese

“Më i rëndësishëm mendoj se ka qenë momenti që VMRO-ja shprehet e gatshme të bisedojë për ndryshimet. Ne nuk pranojmë që të diskutohet për modelin kroat. Por me vetë faktin që (VMRO) ka shprehur gatishmëri për tu bërë pjesë e procesit pastaj në tryezë të bisedimeve do të shtroheshin modelet dhe mundësitë. Edhe VMRO-ja është e vetëdijshme për realitetin e shtetit”, tha Ahmeti në Programin 200.

Thoni që Marrëveshja e Ohrit që u arrit me luftë, nuk mund të zhbëhet me vota në Kuvend?

“Aspak. Marrëveshja e Ohrit, ia ka garantuar shtetit sigurinë, funksionimin dhe është marrëveshje me garancë të plotë të BE-së dhe SHBA-ve. Dhe një marrëveshje që është arritur me luftë, me gjak, s’mund të ndryshohet në tavolinë”, u shpreh Ahmeti në Programin 200.

Të fundit