26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti detyroi Zaevin të tregon që do të ketë Kryeministër Shqiptar

Në pyetjen e drejtuar nga gazetarët për Kryeministrin shqiptar, lideri i BDI-së Ali Ahmti nuk u përgjigj duke i lënë vendin Zaevit që ai të tregon që RMV do të ketë edhe kryeministër shqiptar, njofton Flaka

Ahmeti foltoren ia lëshoi liderit të LSDM-së Zaevit. E Zaevi bëri të ditur se ai do të jetë kryeministër i shtetit në mandatin e plotë, por në 100 ditëshin e fundit të qeverisë, qeveria do të drejtohet nga Kryeministër Shqiptar.

“Sot e përfunduam këtë marrëveshje dhe të gjitha atributet i prezantuam. Në vetë marrëveshjen, BDI ka treguar madhështi dhe guxim për ardhmërinë e të gjithë qytetarëve dhe shtetit. Gjatë këtij guximi, është konstatuar që unë ta kem nderim të jem kryeministër me mandat 4-vjeçar. Pjesë e marrëveshjes është edhe shfuqizimi i qeverisë teknike për çka edhe VMRO-DPMNE që të japë mbështetje. Për shkak të kësaj madhështie të BDI-së, tregova madhështi që në 100 ditët përpara zgjedhjeve të emërohet kryeministër i propozuar nga BDI”, tha Zaev.

Sipas marrëveshjes, qeveria do të drejtohet edhe nga një shqiptar në fund të mandatit, në 100 ditët e fundit para mbajtjes se zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Ahmeti tha se e uron Zaevin për vendimin e guximshëm që të ketë 100 ditë kryeministër shqiptar.

Zaev njoftoi që me BDI por edhe VMRO-DPMNe janë dakorduar që të hiqet nga ligjet qeveria e Përzhinos, pra në të ardhmen nuk do të kemi qeveri teknike për organizim të zgjedhjeve.

Në lidhje me ndarjen e resorëve, partitë do të njoftojnë në ditët në vazhdim. Flaka

Të fundit