Aksident i rëndë në Itali, vdes 26-vjeçari shqiptar – Tv Koha
Kronika e Zeze

Aksident i rëndë në Itali, vdes 26-vjeçari shqiptar

Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Itali mbrëmjen e së enjtes.

Dy automjete, Lancia Ypsilon dhe një Volkswagen Up u përplasën “kokë më kokë” në zonën e Usmate Velate. Shqiptari ishte në drejtimin e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident.

Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.

Ndërsa shoferi i makinës së dytë, një 21-vjeçar, mbeti i plagosur, dhe sipas mediave italiane, është jashtë rrezikut për jetën.

Mediat italiane shkruajnë se 26-vjeçari shqiptar që humbi jetën quhet Jetmir Isufi. Ai jetonte prej vitesh në Merate.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. Policia italiane po punon për rindërtimin e dinamikës së aksidentit me pasojë vdekjen.

(Kosova Sot Online)

Related posts

Kronika e zezë – 17 Janar 2020 | VIDEO

Televizioni Koha

Ndërron jetë këngëtari Ismet Peja, sot bëhet varrimi

Televizioni Koha

Ndahet nga jeta profesori tetovar Nijazi Etemi

Televizioni Koha

Leave a Comment