Aksident zinxhiror në Tetovë – Tv Koha
Kronika e Zeze Maqedoni

Aksident zinxhiror në Tetovë

Gjashtë automjete të dëmtuara janë pasojat e aksidentit që ndodhi sot në mëngjes në Tetovë kur kamioni i ndërmarrjes komunale ka goditur automjetet e parkuara.

Sipas informacioneve të para, kamioni ka goditur për shkak të problemeve me frena dhe se nuk ka të lënduar.

“Në orën 9 në rrugën ‘Goce Delçev’ në Tetovë është paraqitur se ka ndodhur një aksident në komunikacion ku ka marrë pjesë R.F (54) drejtues i kamionit dhe gjashtë vetura të parkuara. Të lënduar nuk ka, por vërehet dëm te automjetet e parkuara”, njoftoi zëdhënësi i SPB – Tetovë, Marjan Josifoski.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen ‘Kolktuk’ ku kamioni ka mbledhur mbeturinat./Telegrafi/

Related posts

Ministri i Financave Besimi takon përfaqësuesit e Odave Ekonomike

Televizioni Koha

Kyçuk: Anëtarësimi në BE duhet të jetë kauzë kombëtare, jo interes partiak

Televizioni Koha

Është dorëzuar programi dhe përbërja për Qeverinë e re, deputetët do ta zgjedhin të shtunën

Televizioni Koha

Leave a Comment