Lajmi i Ditës Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët: Kompetentët të ndërmarrin masa konkrete nëpër burgje

Përshëndetje të nderuar motra dhe vëllezër, qytetarë të RMV-së.

Nëpërmjet kësaj videoje, Departamenti Juridik pranë Aleancës për Shqiptarët shpreh një shqetësim që na tangon dhe ne, për një kategori njerëzish, qytetarë të RMV-së.

Pasi që shteti ynë ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme dhe po lufton me koronavirusin dhe mos përhapjen e tij, po thuaj se kemi lënë në harresë të burgosurit.

Vendi tjetër ku mund të ketë shpërthim vdekjeprurës mund të mos jetë një anije lundruese, as konferencë e as një shkollë, por ai mund të jetë ndonjëri nga burgjet e vendit.

Në burg shumë njerëz mund të vendosen në një qeli. Sallat dhe vendet e grumbullimit në burgje janë të ngushta (shpesh bëhet kështu që më lehtë të kontrollohen të burgosurit). Nuk ka aspak hapësirë për distancim fizik ose hapësirë për respektimin e rekomandimeve tjera të ekspertëve me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusirlt.

Një infektim brenda një burgu mund ta krakos sistemin shëndetësor, pasi qindra njerëz mund të kenë nevojë për kujdes mjekësorë që vet burgjet nuk mund ta ofrojnë.

Mos të harrojmë se të burgosurit janë njerëz, prind, familjar dhe ata kanë të drejta dhe meritojnë trajtim të barabartë gjatë kësaj periudhe pandemie.

Një shpërthim i tillë, jo vetëm që do të infektonte qindra njerëz në burg por, potencialisht mund ta përhapë virusin edhe deri tek stafi korrektues.

Andaj ne si Aleancë për Shqiptarët u bëjmë thirrje autoriteteve dhe organeve kompetente që në këtë gjendje të jashtëzakonshme të ndërmirren disa masa për burgjet:

– të lirohen të burgosurit përkohësisht
-kontrollim dhe testim i të burgosurve
-të përmirësohet dhe të jetë në nivelin e duhur higjiena e të burgosurve dhe stafit të burgjeve
-të anulohen të gjitha aktivitetet, programet dhe vizitat, duke i zëvendësuar ato me video biseda dhe thirrje telefonike kur është e mundur.

Për t’iu përgjigjur në kohë parandalimit të përhapjes së virusit apelojmë që në një kohë sa më të shkurtër qeveria të ndërmerr masat konkrete.

Link: https://we.tl/t-sA1fQsGUec

Aleanca për Shqiptarët

Related posts

Nuk ka raste të reja pozitive të koronavirusit në vend, autoritetet apelojnë që të respektohen rekomandimet

Televizioni Koha

Politika shqiptare përshëndet “PO-në” me kushte për hapjen e negociatave

Televizioni Koha

Spasovski – Galovej: Do të ofrojmë argumente të forta për vendim pozitiv për fillimin e negociatave me BE-në

Televizioni Koha

Leave a Comment