29/06/2022
29.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

ARRESTOHEN DY DILERË NGA KUMANOVA! KAPEN NGA POLICIA DUKE PAKETUAR SUBSTANCA NARKOTIKE

FacebookTwitterMessengerViberWhatsAppShare
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë arrestuar dy të rinj nga Kumanova pasi të njëjtit janë kapur me substanca narkotike.

Gjatë bastisjes policia ka gjetur disa lloje të substancave narkotike, por edhe gjësende të cilat dyshohet se kanë prejardhje nga vepra penale.

“Më datë 15.06.2022 në ora 21.30, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë – Departamenti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë kanë arrestuar N.V. (22) nga fshati Tromegjë në Kumanovë dhe D.J. (19) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e N.V., të kryer me vendim gjykate, të dy u gjetën duke paketuar marihuanë në qese të vegjla për shitje. Janë gjetur dhe sekuestruar rreth një kilogram marihuanë, tableta ekstazi, amfetaminë, kokainë, heroinë, para, dy peshore dixhitale, pako të zbrazëta najloni dhe fletë ambalazhi, një fletore me klientë, disa shufra eksploziv dhe disa detonatorë, si dhe sende të tjera për të cilët dyshohet se kanë prejardhje nga vepra penale”, thonë nga MPB.

Të fundit