27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arrestohet 22 vjeçari shpërndante lëndë narkotike

Një i ri 22-vjeçar, i identifikuar si Xh.A., ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Shërbimet e policisë kishin marë informacione se qarkullohen në Rrugën e Xhabrahimëve dhe shpërndante lëndë të dyshuar narkotike “cannabis sativa” në doza të vogla.

Efektivët kanë bërë menjëherë bllokimin e mjetit, si dhe kanë ushtruar kontroll mbi automjetin dhe personat që ndodheshin në të.

Në vijim të veprimeve janë proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasit O. H. dhe E. H., të cilët ishin pasagjerë në mjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kapja dhe arrestimi i të riut u realizua nga strukturat e Drejtorisë vendore të Policisë Tiranë, Forcat e Posaçme “Shqiponjat“, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Të fundit