26/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arsovska: Nuk ka më parkim falas për funksionarët

Ka përfunduar koha kur funksionarët keqpërdornin NP “parkingu i Qytetit” dhe shfrytëzonin parking falas. NP “Parkingu i Qytetit” duhet të jetë shërbim për qytetarët dhe të punojë me nikoqirllëk në interes të të gjithë qytetarëve”, tha kryetarja e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska në hapjen e objekteve të reja të NP “Parkingu i Qytetit” në Komunën e Aerodromit.

Siç theksohet në kumtesë të Qyteti të Shkupit, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, drejtori i NP “Parkingu i Qytetit”, Bojan Hristovski dhe kryetari i Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski, sot hapën ambientet e reja të NP “Parkingu i Qytetit”në Komunën e Aerodromit.

Arsovska theksoi se në periudhën e kaluar me ardhjen drejtorit të ri të NP “Parkingu i Qytetit”, Bojan Hristovski, po punohet në vazhdimësi në përmirësimin e shërbimeve të parkimit, është realizuar premtimi për uljen e çmimit të parkingut në qytet, dhe po punohet në krijimin e zgjidhjeve të reja për parkingje në Komunën e Aerodromit, por edhe në të gjitha komunat e tjera të Shkupit ku qytetarët kanë nevojë për rritjen e kapaciteteve të parkingjeve. Ajo shtoi se udhëheqja e re e ndërmarrjes punon me nikoqirllëk dhe kujdeset për përdoruesit, dhe tregues për këtë janë të ardhurat prej 6 milionë denarë në tre muajt e parë, që vetëm flet për kënaqësinë e qytetarëve dhe uljen e çmimeve të parkimit ne Shkup.

“Siç e dini nga 1 Marsi 2022 NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup filloi të punojë me çmime të reja, të ulura për orë parkimi në parkingjet zonale. Masa për uljen e çmimeve të shërbimeve të parkimit ishte një nga premtimet e mia parazgjedhore, të cilën e realizuam në një kohë rekord në 82 ditët e para, për të plotësuar nevojat e qytetarëve në kushtet e krizës ekonomike u mundësuam parkim më të lirë mbi 20%. Nga ana tjetër, çmimet e reja të ulura sollën rritjen e arkëtimit për ndërmarrjen, gjë për të cilën dëshmojnë të ardhurat e realizuara prej 6 milionë denarë vetëm në tre muajt e parë të vitit. Kjo do të thotë se udhëheqja e re punon me nikoqirllëk. Sot ju prezantojmë ambientet e reja të punës së zyrës së Aerodromit. Nevoja për ambiente të reja lindi për shkak të kushteve të këqija të punës në ato të mëparshmet, dhe duke vënë në plan të parë kujdesin për punonjësit dhe përdoruesit, udhëheqja e ndërmarrjes mundësoi zyra të reja me kushte të përshtatshme pune dhe qasje më të madh për qytetarët. Kaloi koha kur funksionarët abuzonin me ndërmarrjen publike dhe përdornin parking falas. NP “Parkingu i Qytetit” duhet të jetë shërbim të qytetarëve dhe të punojë me nikoqirllëk në interes të të gjithë qytetarëve”, tha kryetarja Arsovska.

“Në periudhën e kaluar kemi realizuar disa takime me qytetarë të shumë komunave të Shkupit, ku së bashku me ta identifikuam problemet me të cilat ballafaqohen për sa u përket parkingjeve. Pikërisht për këtë filluam të vizitojmë komunat dhe të krijojmë zgjidhje të reja nga të cilat do të përfitojnë qytetarët, filluam me mënjanimin e automjeteve nga hapësirat e gjelbra, si dhe dislokimin e automjeteve të vjetra dhe të dëmtuara që zënë vendet e parkimit. NP “Parkingu i Qytetit”– Shkup në periudhën e ardhshme do të prezantojë disa risi që do të kontribuojnë për shërbim më të mirë parkimi dhe qytetarë të kënaqur”, shtoi Hristovski.

Kryetari i Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski, shtoi se në drejtim të zgjidhjes së problemeve të parkimit, si komunë filloi bashkëpunimi me NP “Parking i Qytetit” – Shkup për mënjanimin e automjeteve nga hapësirat e gjelbra dhe zhvendosjen e automjeteve me defekt apo të dëmtuara. Ai theksoi se për këtë qëllim sot do të nënshkruhet Marrëveshja për bashkëpunim afarist-teknik me NP “Parkingu i Qytetit”. Mënjanimi i automjeteve do të bëhet në bashkëpunim me ndërmarrjen, së bashku me inspektorët komunalë të komunës.

“Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Aerodromit, në disa lokacione në territorin e komunës vendosim parkim zonal, gjë për të cilën janë realizuar vizita në terren, takime me qytetarë, ndërsa komuna ka bërë një anketë për shprehjen e interesit. Janë planifikuar vende për organizimin e parkimit zonal në pjesën e Aeroportit të vjetër – më saktë në zonën në anën e majtë të rr.”Vladimir Komarov”, te Poliklinika “Jane Sandanski” dhe në zonën përgjatë rrugës “Simeon Kavrakirov”, theksoi Mucunski.

Të fundit