27/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

As homazhet për Isa Likën nuk i bashkuan Musën dhe Artanin

Në 16 vjetorin e vrasjes së Isa Likës erdhën pothuajse të gjithë familjarët e tij, bashkëluftarët dhe mysafirë të tjerë, kurse pas shumë vitesh u shfaq Musa Xhaferi për të bërë homazhe.Ai kishte munguar për vite me rradhë kur mbaheshin përkujtimet për Isa Likën, por kësaj radhe ishte i pari që kishte ardhur në këtë përvjetor$ madje duke shkrepur edhe fotografi me shumë të pranishëm.
Në këta homazhe nuk munguan as funksionarët e lartë të partisë shqiptare në pushtet.Por, në reshtat e parë ishin funksionarë të mëhershëm të BDI -së si$ Hazbi Lika,Musa Xhaferi, Rafiz Haliti, Teuta Arifi, Fatmir Dehari dhe të tjerë.Jo rrallë herë këta figura kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre me mënyrën e përfaqësimit të BDI-së në qeveri, raporton Tv Koha. Nuk mungoi as kreu i shoqatës së veteranëve Fazli Veliu. Homazhet filluan me himnin kombëtar fiks në orën 17 ndërsa për ata që u vonuan tashmë nuk kishte vend në reshtat e parë pavarësisht postit që kishin,sidomos për zëvendëskryeministrin Artan Grubi, ministrat Kreshnik Bekteshin, Jeton Shaqiri,Naser Nuredini dhe deputetin Arbër Ademin.Për këta të fundit kësaj radhe nuk kishte vend në reshtat e parë por diku në fund kurse në krye të karvanit të homazheve ishte Musa Xhaferi.Edhe pas përfundimit të homazheve tash rivalët që luftojnë për pozicione më të mira në parti Musa Xhaferi dhe Artan Grubi qëndruan larg njëri- tjetrit.Për dallim nga Grubi, si duket hatërmbetje me Musa Xhaferin nuk kishte kreu i dikasterit të ekologjisë Naser Nuredini i cili u përshëndet me njeriun që një ditë më parë tha se ministrat nuk kanë kryer detyrën për të cilën janë emëruar.Në homazhet e djeshme Musa Xhaferi pothuajse u përshëndet me të gjithë funksionarët e pranishëm ndërsa kësaj radhe mungoi kreu i integristëve Ali Ahmeti.Për figurën e komandant Ilirit folën Hazbi Lika dhe Rafiz Haliti.Rafiz Haliti dërgoi porosi se$ devijimi i marrëveshjes së Ohërit nuk
përkon me gjakun e derdhur të dëshmorëve dhe qëllimin e luftës së 2001.Haliti rikujtoi momente gjatë takimeve në luftë me Isa Likën dhe tha se pas një aksioni ai I kishte thënë se luftën do të fitojmë por në paqë do të kemi probleme, shkruan Tv Koha.
“Ai ishte vizionar I luftës por edhe vizionar se çka do të ndodhë pas saj.ju jeni dëshmitarë se kemi zëra edhe pas 20 vjetëve se dikush mundohet të bëjë çmontimin e asaj që quhet Marrëveshja e Ohërit, që është pjesë e kushtetutës, madje edhe dikush brenda qeverisë
thotë se nuk duhet të ketë balanser që në fakt do të thotë nuk duhet të ketë përfaqësim të drejtë për hirë të kualitetit.Dikush jashtë qeverisë thotë se duhet të hiqet votimi me badinter brenda kuvendit të Maqedonisë”, tha Rafiz Haliti, ish komandant I Brigadës 113.
Hazbi Lika, në cilësinë e familjarit dhe bashkëluftarit tha se rrugëtimi i Ilirit duhet të jetë
një shembull për gjeneratat e reja se si sakrifikuan edhe jetën për të mirën e të tjerëve.
Veprimtaria e Ilirit shumë e madhe dhe ai këtë e dëshmoi shumë herë me punën e tij, sidomos me rënien e tij.Kjo duhet të jetë shembull për gjeneratat e reja, kjo duhet të jetë një udhërrëfyes për gjeneratat e reja të cilët janë duke u rritur në frymën heroike të
paraardhësve të tyre”, ish Hazbi Lika, ish komandant I brigadës 112 Mujd Aliu, transmeton Tv Koha,
Ndryshe Isa lika i njohur me nofkën komandant Iliri u vra në rethana të pasqaruara natën
e 19 tetorit të vitit 2006.Tv Koha/Urim HASIPI

Të fundit