26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Atanasov reagoi pasi Komisioni zgjedhor i UCM-së nuk e ka shpallur kandidat për rektor

Prof.dr. Petar Atanasov kumtoi se Komisioni zgjedhor i Universitetit dje pa e njoftuar paraprakisht dhe pa arsye serioze nuk e ka shpallur për kandidat zyrtar në garën për zgjedhje të rektorit të ri të Universitetit “Cirili dhe Metodi”, ndërsa të gjithë gjashtë kandidatët tjerë, përveç tij, siç thotë, janë notuar qartë në vendimin për zgjedhje.

Në letrën e hapur thuhet se të gjitha dokumentet që janë kërkuar me konkurs, i ka dërguar në mënyrë të rregullt dhe me kohë, ndërsa Komisioni për zgjedhje të rektorit nuk ia ka pranuar dokumentet dhe Programin me arsye se janë në pdf-format dhe nuk kanë mundur ta hapin, pasi është i mbrojtur me fjalëkalim.

“Kjo është e drejtë e ime kushtetuese. Unë dokumentet e kërkuara për zgjedhje të rektorit i dorëzova më 8 qershor në formë të shkruar. Dhe këtu për Komisionin është gjithçka në rregull. Por të njëjtat dokumente duhej të dërgohen edhe në mënyrë elektronike. Edhe këtë e bëra. Por, me atë që e kamë mbrojtur dokumentin me Programin tim. Me këtë rast, në porosinë elektronike shkrova: Dokumenti me programin tim janë të mbrojtur, pasi në këtë moment nuk janë të qarta hapat e ardhshme në këtë procedurë. Në momentin kur Komisioni zgjedhor do të kumtojë se si do të vazhdojë procedura dhe do të vendos që t’i shqyrtojë dokumentet, do ta dërgojë edhe fjalëkalimin. Për këtë kam dëshmi të fuqishme. Nga Komsiioni as nuk më janë paraqitur, as nuk kërkuan fjalëkalim për dokumentin. Edhe krahas asaj se në paraqitjen janë dhënë edhe adresa ime e-mail edhe numri im i celularit”, reagoi Atanasov. bsh/

Të fundit