26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Banorët e fshatit Vejc reth 40 orë janë të bllokuar kërkojnë ndihmë urgjente

Banorët e fshatit Vejc reth 40 orë janë të bllokuar nga bora që ditëve të fundit kaploi malësin e sharit .
Banorët e fashatit Vejcë kanë derguar disa fotografi në redaksinë e Televizionit Koha ku shifen rrugët e blokuara si brënda në fshat ashtu edhe rruga që shpie drejt qytetit të Tetovës .
Ata rrëfejnë se të gjithë banorët janë të ngujuar ,ka të sëmurë që ju nevoitet ndihmë mjeksore , nxënësit nuk mund të udhëtojnë për në shkollat e tyre në Tetovë,prandaj urgjentisht ju drejtohemi organeve kompetente të komunës së Tetovës që të pastrojnë rrugën Tetovë-Vejcë që tu mundësohet qarkullimi i lirë dhe pa pengesa qytetarve të këtij fshati.
Në bazë të informatave të Televizionit Koha edhe rrugët që shpiejn në malsin e sharrit si Brodec, Veshall dhe Bozofc janë të pa pastruara dhe të vështira për qarkullim./TV KOHA/

Të fundit