26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

BE-ja dërgon ende maska mbrojtëse në Maqedoninë e Veriut

Rezerva të reja të maskave FFP2 dërgon sot BE-ja në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nga rezerva e BE-së për pajisje mbrojtëse mjekësore, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

“Jam krenar që mobilizohet pajisja mbrojtëse plotësuese në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nga rezerva ReskBE e BE-së. Me këto rezerva të reja të maskave mbrojtëse u ofrojmë mbrojtje punonjësve mjekësor dhe punonjësve tjerë esencial”, deklaroi Janez Lenarçiç, eurokomisar për ndihmë humanitare.

Javën e kaluar dy vende morën ndihmë nga Austria në formë të gjelit dezinfektues, peshqirëve, dorezave dhe pëlhurave dhe janë dorëzuar përmes mekanizmit të BE-së për mbrojtje civile.

Rezerva, siç sqarojnë nga Komisioni Evropian, gjendet në Rumani dhe Gjermani, dhe këto dy vende janë përgjegjëse për dorëzimin e pajisjes. Komisioni Evropian sërish financon njëqind për qind të furnizimit të dorezave dhe pajisjes tjetër, kumtuan prej atje. KE-ja përgatit ndihmë plotësuese në javët e ardhshme. tm/sa/

Të fundit