26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

BE-ja mirëpret armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel përshëndeti sot armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“I mirëpritur armëpushimi i njoftuar midis Izraelit dhe Hamasit duke i dhënë fund konfliktit 11-ditorë”, shkroi Michel në Twitter. “Mundësia për paqe dhe siguri për qytetarët duhet të shfrytëzohet”, tha ai.

Armëpushimi me ndërmjetësim egjiptian hyri në fuqi sot herët në mëngjes.

Të paktën 233 palestinezë e kanë humbur jetën, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra dhe më shumë se 1.700 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që filluan më 10 maj.

Të fundit