27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bekim Tateshi :Dje u takuan me banorët e fshatit Jabolçishtë “Plumbat për ne janë vetëm votat tuaja, ato që do të rrethoni më 15 korrik”

Bartësi i listës së kandidatëve në Njësinë zgjedhore 3 të Aleancës së Shqiptarëve dhe Alternativës, Bekim Tateshi, së bashku me Arben Taravari dhe Admirim Aliun, dje u takuan me banorët e fshatit Jabolçishtë.

Me këtë rast, Tateshi tha se 15 korriku do të jetë dita kur qytetarët do të vendosin për vete dhe për të ardhmen e vendit në të cilin jetojnë.

“Ne vendosim atë ditë nëse do të shkojmë përpara apo do të kthehemi mbrapa, gjithçka varet nga ju, duhet të dimë se nuk jemi ushtri, nuk jemi armë, nuk jemi plumba. Plumbat për ne janë vetëm votat tuaja, ato që do të rrethoni më 15 korrik, ato janë plumba me të cilat do të na jepni vullnet, do të na jepni forcë për të punuar”, tha Tateshi.Nga ana tjetër, Arben Taravari theksoi se Bekim Tateshi po zhvillon një fushatë dinjitoze dhe ai po udhëheq 3: 1 kundër kandidatit të BDI-së.

Tateshi potencoi se ndryshimi do të vijë nga pikërisht Jabollçishta dhe fitorja do të jetë e koalicionit Aleanca e Shqiptarëve dhe Alternativës.

“Ne do ta kthejmë përsëri buzëqeshjen dhe luksin në çdo pjesë ku ka shqiptarë sepse ata thonë se e kanë humbur shikimin në atë drejtim. Tani është koha”, tha ai.

Të fundit