26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bekteshi: 5 mijë euro deri në një vit burg për shkelësit e masave

 

Nëse qytetarët vërejnë se objektet e hotelierisë funksionojnë pavarësisht nga ndalesa qeveritare, dhe supermarketet i kanë rritur çmimet për produktet themelore, ata nga e hëna do të mund të telefonojnë në numrin 191 falas.

Pushteti iu bën thirrje hotelierëve që t’i respektojnë ndalimet e vendosura shkaku i pandemisë, dhe supermarketet të mos i rrisin çmimet e bukës, kripës, vajit, qumështit dhe produktet e qumështit, vezët, miellin, mishin, makaronat, ilaçet dhe dezinfektuesit. Numri i inspektoratit të tregut duhet të vendoset në një vend të dukshëm, në secilin objekt tregtar.

“Ajo që mund tua them lirisht të gjithë tregtarëve, sepse vetëm ata punojnë tani, etiketat që do t’jua dërgojnë inspektorët, dhe duhet të jenë në një vend të dukshëm, që të gjithë qytetarët ti shohin, janë pa pagesë, në llogari të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Të gjitha pompat e benzinës do të marrin numra të tillë, si dhe ata që aktualisht bëjnë tregti”, theksoi Stojko Paunovski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.ina

Të fundit