Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Bekteshi: BDI-ja mbetet në qëndrimin se nevojitet konsensus për datën e zgjedhjeve - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Bekteshi: BDI-ja mbetet në qëndrimin se nevojitet konsensus për datën e zgjedhjeve

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot, në cilësinë e funksionarit partiak, njoftoi se BDI-ja në parim mbetet në qëndrimin – që data për zgjedhjet të miratohet me konsensus.

“Pozicioni i BDI-së është konzistent dhe parimor që nga fillimi kur u hap tema e mbajtjes së zgjedhjeve në qershor ose korrik. Ne jemi të gatshëm të shkojmë në votime edhe javën e ardhshme, por duhet të marrim parasysh rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive dhe situatën me numrin e të infektuarve. Ne kemi thënë në parim se data duhet të arrihet me konsensus. BDI mbetet në atë qëndrim. Do t’i ndjekim rekomandimet e epidemiologëve, ndërsa opinioni do të informohet për qëndrimin e fundit të partisë ose nëse ka takim të liderëve”, tha Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me deklaratën e sotme të Spasovskit që zgjedhjet duhet të mbahen më 5 korrik. mb/

Related posts

Rritet numri i infektimeve në Maqedoni, mbi 30 përqind e të testuarve janë pozitivë

Televizioni Koha

LSDM: I realizojmë qëllimet strategjike, Republika e Maqedonisë së Veriut vendi i 30-të anëtar i NATO-s

Televizioni Koha

Shkrijel: Të drejtat e qytetarëve janë të garantuara, pagesat për kategoritë e ndjeshme janë të sigurta

Televizioni Koha

Leave a Comment