Besimtarët ortodoksë sot e festojnë Ujin e bekuar, këtë vit nuk ka hedhje të kryqit - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Besimtarët ortodoksë sot e festojnë Ujin e bekuar, këtë vit nuk ka hedhje të kryqit

Besimtarët ortodoksë sot festojnë festën Ujit i Bekuar, e cila festohet që prej shekullit të dytë. Është i ndërlidhur me pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan nga ana e Shën Gjonit, i cili prej atëherë quhet Pagëzuesi. Festa quhet Uji i bekuar për shkak të hedhjes së kryqit në ujë që e kryen kisha në këtë ditë.

Për herë të parë këtë vit, për shkak të pandemisë me Kovid-19, do të ndërpritet tradita shekullore e hedhjes së kryqit në ujë. Në vend të kësaj, kjo festë e madhe krishtere, sipas paralajmërimeve, do të shënohet me liturgji të shenjta në kisha dhe në oborret e tyre.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dje u bëri thirrje qytetarëve dhe komuniteteve fetare t’i respektojnë masat dhe rekomandimet. Policia, siç tha, do të jenë në lartësinë e detyrës, ndërsa ai që nuk do t’i respektojë masat, do të bartë përgjegjësi.

Në këtë ditë, nëpër lumenj hidhet kryqi, ndërsa ai që e kapë, besohet se do ta ndjekë fati dhe bekimi tërë vitin. Kapja e kryqit do të thotë bashkim i njeriut me Krishtin, ndërkaq besohet se me hedhjen e kryqit, ujërat bëhen të mjekueshme.

Deri në vitin e kaluar, festa shënohej në të gjitha dioqezat e vendit, ndërsa manifestimi qendror mbahej në Shkup, ku kryetari i Kishës ortodokse të Maqedonisë, z.z. Stefani e hidhte kryqin në ujërat e lumit Vardar.

Në vend, në pajtim me Ligjin për festa, Uji i bekuar është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks.

Related posts

Për Çulevin problemi është trashëguar, Spasovski i rekomandon ta menaxhojë më mirë MPB

Televizioni Koha

IPARD 2, ditë informimi në Zhelinë dhe Tearcë

Televizioni Koha

E pazakontë, Ali Ahmeti për herë të parë u drejtohet deputetëve nga foltorja e Kuvendit

Televizioni Koha

Leave a Comment