04/12/2022
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Blerja e autobusëve dy katësh kinez/ Mile Janakieski pranon fajin

Mile Janakieski si ish ministër, Snezhana Filipovska Pavelvvska si kryetare e komisionit për zbatim të furnizimeve publike dhe Julijana Jankullovska Atanasova, anëtare e komisionit, pranuan fajin se i kanë shkelur rregullat gjatë përzgjedhjes së kompanisë e cila bleu 202 autobusët dy katësh për NQP Shkup, informon Zhurnal.

Ky është epilogu nga seanca e parë për këtë lëndë, ku të akuzuarit sqarohen për fajësimin e tyre. PAra gjykatës, si i pafajshëm u deklarua vetëm Igor Janushev, deputet aktual i cili gjithashtu ka qenë anëtar i komisionit. Për të, procedura gjyqësore do të vazhdojë. Në këtë rast, nuk ka dëm mbi buxhetin e shtetit. “E kuptova akuzën. Ndjehem fajtor”, tha Mile Janakieski.

Edhe Snezhana Pavlevska u deklarua se ndjehet fajtore.

Igor Janushev nuk e ka kuptuar aktakuzën dhe tha: “Nëse meret parasysh se njëra firmë e ka kopjuar dizajnin e tjetrës firmë, nuk e di çka jam unë këtu fajtor”.

Gjykatësi Osman Shabani pyeti çfarë duhet të bëjë gjykata që Janushev të kuptojë akuzën, dhe e lexoi aktakuzën, më pas Janushev shtoi se e kupton aktakuzën mirëpo nuk ndjehet fajtor.

Sipas akuzës, të gjithë të akuzuarit e kanë favorizuar firmën kineze e cila ka furnizuar autobusët e NQP-së, ndërsa ajo nuk ka patur garancë bankare dhe çertifikatë për kualitet ashtu siç është kërkaur në dokumentacion. Edhe përskaj asaj që një firmë nga Bullgaria ka qenë mëe lirë, Komisioni e ka përzgjedhur operatorin nga Kina dhe i ka propozuar ish ministrit Janakieski që të lidhë marrëveshje me të.

Blerja e autobusëve është bërë në vitin 2009/Zhurnal.mk

Të fundit