27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Borelli sot do të zhvillojë takime me krerët shtetëror

Zëvendëskryetari i Komisionit Evropian dhe përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme Zhozep Borell, sot do të zhvillojë takime me krerët shtetëror të vendit. Ai dje, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit u prit nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq bashkë me shefin e Delegacionit të BE-së në Shkup, Dejvid Gir, njofton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri Mariçiq gjatë takimit i dëshiroi Borellit mirëseardhje dhe takime të suksesshme që do t’i realizojë me përfaqësuesit më të lartë të shtetit gjatë ditës së sotme

“Këtë turne ballkanik që nënkryetari i KE-së dhe përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme, Zhozep Borell, e fillon mu nga Shkupi dhe ky është sinjal i mirë se ne dhe rajoni mbetemi në fokus të Bashkimit Evropian. Në takimin e nesërm me kryeministrin Kovaçevski, përveç pikave tjera presim që të diskutojmë edhe për krizën në Ukrainë dhe për bashkëpunimin tonë rajonal e cila është e njohur si burim i stabilitetit dhe sigurisë, por edhe për përkushtimin për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE”, theksoi Mariçiq në profilin e tij në FB.

Ndryshe, kjo është vizita e parë zyrtare e Borellit në Maqedoninë e Veriut, si përfaqësues i Lartë i BE-së. Ai sot do të qëndrojë në Shkup, ku do të ketë takime me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, si dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe liderët e grupeve parlamentare. Përfaqësuesi i Lartë do të mbajë një konferencë për media me kryeministrin Kovaçevski në orën 12:00, e cila do të transmetohet në EbS. Përfaqësuesi i Lartë do të marrë pjesë gjithashtu në një ngjarje ku përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave rinore do të prezantojnë punën e tyre mbi kontributin e Ballkanit Perëndimor në Konferencën për Ardhmërinë e Evropës. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në linkun në vazhdim.

Nga Shkupi, përfaqësuesi i Lartë i BE-së do të udhëtojë në Tiranë dhe prej andej në Sarajevë në fund të javës së ardhshme.

Të fundit