13/08/2022
18.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bulevardi “Bllagoja Toska” mbetenjë proekt në letër

Bulevardi Bllagoja si duket edhe një kohë të gjatë do të vazhdoj të shfrytëzohet
vetëm si parking ai sipas të gjitha gjasave nuk do të hapet edhe këtë vit sepse as që
është paraparë në buxhetin e vititi 2020 këtë e konfirmoj edhe kryetarja e komunës
së Tetovës e cila tha se nga ana e komunës nuk ka asnjë problem por sic potencoj
problemi i eksproprojimit si cdo her edhe këtë radhë vazhdon të jet pengesë në
zhvillimin e projekkteve të mirfillta infrastrukturore.
Ndërkaq edhe përskaj arsyetimeve të autoriteteve komunale bllagoja toska vazhdon
të mbetet një problem në letër Nga 19 shtëpi, aq sa duhet të rrënohen,sipas
informacioneve $vetëm për tre është kryer procesi i eksproprijimit, apo janë paguar
Edhe 16 lëndë janë për eksproprijim, nuk kanë përfunduar ndërsa përllogaritjet
janë se nevojiten rreth 1 milion euro, mjete këto të cilët Komuna nuk i ka në
dispozicion Pikërisht mos fillimi i punëve, shpesh herë është përcjellë edhe me
kritika nga këshilltarët e opozitës në këshillin e Komunës së Tetovës, të cilët kanë
kërkuar përgjegjësi dhe përgjigje se pse nuk fillon ndërtimi i bulevardit që siç e
cilësojn ato arterjen kryesore të qytetit e cila do të kishte ndikuar edhe te ndotja por
edhe në zvogëlimin e mbingarkesës e cila bëhet në komunikacion.
Qytetarët janë të lodhur me premtimet e vazhdueshme për fillimin e punëve për
hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë edhe pse nuk prononcohen para
kamerave $Ata shprehen të zhgënjyer me premtimet e njëpasnjëshme ndër vite se
pse ky bulevard nuk filloi që të ndërtohet. Sipas banorëve, tashmë në këtë pjesë ka
shumë pluhur, ka shumë baltë,krijohet kaos me parkimin e veturave dhe kjo situatë
tashmë po përsëritet vite me radhë. Kah fundi i muajit qershor të vitit 2018 filluan
punimet e fazës së parë për hapjen e bulevardit të shumëpërfolur, por ende punët
kanë ngelur në pjesën fillestare me vetëm rrënimin e dy objekteve të pabanueshme
dhe nuk është vijuar me punë./TV KOHA/
https://www.youtube.com/watch?v=DUnzirlEG5o

Të fundit