29/09/2022
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Carovska: “Mësimi nuk do të thotë libër”

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska mohoi se ka mungesë të librave dhe tabletëve për konceptin e ri për nxënësit e klasave të katërta si dhe mungesë të librave të historisë për nxënësit e klasës së gjashtë, transmeton Alsat. Carovska tha se janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.

“Nxënësit kanë tabletë, nxënësit kanë edhe libra. Prindërit, mësimdhënësit dhe administratorët kanë për obligim t’i lëshojnë librat digjital në tabletët e deritanishëm që janë në shkolla, në fondin e biblotekës për tabletë. Informacioni është se po i lëshojnë nëpër grupe të viber dhe e-mail adresa direkt tek prindërit”, tha Carovska.

Ministrja Carovska komentoi sërish konceptin e ri për mësim, duke thënë se mësimi klasik është fajtor për rezultatet e dobëta në testime ndërkombëtare në PISA, Team dhe Pearls.

“Mësimi nuk do të thotë libër, shumë është me rëndësi koncepti i ri të ndryshojë paradigmën për mësimin. Kjo është ideja e konceptit të ri për mësim. Mësojmë përmes hulumtimeve, mësojmë përmes praktikës dhe mësojmë përmes diskutimeve dhe analizave të përmbajtjeve që gjenden në burime të ndryshme të informimit me qëllim që ata që e mësojmë, nesër ta dimë ta përdorim”, tha mes tjerash Carovska.

Të fundit