14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Çfarë do të ndodhë me 132mijë banorët “e panjohur”? Simovski nuk lejon të preket baza e të dhënave

Pasi të mbyllet baza e të dhënave, më pas ajo nuk guxon të hapet dhe të intervenohet duke shtuar informata të tjera. Ky është qëndrimi i drejtorit të Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski, pas sugjerimeve se duhet të sigurohen të dhënat për tre tregues tek gjithsej 132,260 qytetarë, të cilët nuk u regjistruan në teren, e për të cilët të dhënat janë marë nga burime administrative, dhe atë nga baza e të dhënave nga 12 institucione, informon Zhurnal.

Këto persona hynë në statistikat e banorëve rezident, por për ta nuk ekzisotjnë të dhëna për përkatësinë etnike, fetare dhe gjuhën amtare.

“Përkatësia etnike është ndjenjë, nuk është diçka që mund të dokumentohet, kështu që për këto persona çështja për përkatësi etnike, gjuhën amtare dhe për përkatësinë fetare nuk do të jenë”, tha Simovski dje.

Analistët politik potencojnë se të dhënat për këta persona janë të rëndësishme, veçanërisht se 7,2% është grupa e tretë sipas numrit të banorëve rezident pas maqedonasve dhe shqiptarëve, dhe mirë është që kjo grupë të ngelet e paidentifikuar.

Por Simovski nuk lejon të bëhet një gjë e tillë, gjegjësisht të hapet baza e të dhënave sërish. Sipas tij, kjo mund të llogaritet si sulm.

“Më pas kjo nuk mund të ndodhë. Kur baza mbyllet, çdo hyrje në të trajtohet si sulm. Reptësisht ndalohet dhe është jashtë rregullave. Kjo nuk bëhet as në fazën e përpunimit të të dhënave, sepse mund të çojë drejt një keqpërdorimi të të dhënave. Për këtë, përjashtimi i një mundësie të tillë nuk është i rastësishëm”, tha Simovski për DW.

Sipas të dhënave, 40 mijë banorë prej këtyre 132 mijëve, janë nga Shkupi, pjesa tjetër në komunat tjera.

Simovski konfirmon edhe një herë se procesi ishte i besueshëm ndërsa këtë metodë të regjistrimit e përdorin edhe 12 vende tjera të BE-së./Zhurnal.mk

Të fundit