26/04/2024
3.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Daçiq: Serbia me PCR test për fqinjët “definon disa marrëdhënie në rajon

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq deklaroi sot se me vendimin qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë të duhet të kenë PCR test negativ për hyrje në Serbi “definohen disa marrëdhënie në rajon”.

“Ato katër vende kanë kushte të ngjashme për qytetarët e Serbisë, me atë që Serbia e përjashtoi Malin e Zi nga ky vendim”, tha Daçiq në TV Prva.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, Daçiq vlerësoi se Serbisë nuk i intereson ç’farë masa do të ndërmarrin disa vende të largëta, por është e interesuar për masat që i vendosin shtetet e rajonit, si Rumania, Maqedonia e Veriut, BeH, Mali i Zi…

Duke folur për gjendjen me epideminë në Serbi, ai deklaroi se Serbia do të ketë përparësi në furnizimin e vaksinave kundër virusit, për shkak të marrëdhënieve specifike me shtetet të cilat kanë kaluar në zhvillimin e saj – Kina dhe Rusia, duke shtuar se Beogradi ka marrëdhënie të mira me Perëndimin.

Shefi i diplomacisë greke Daçiq, duke qenë mysafir në TV Prva deklaroi se në Uashington, gjatë mbledhjes në shtator mes përfaqësuesve të Prishtinës dhe Bogradit, të organizuar nga përfaqësuesi special i Shtëpisë së Bardhë Riçard Grenell, temë kryesore do të jetë ekonomia. ob/sa/

Të fundit