27/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dardan Dehari nga Tetova u radhit mes 100 më të mirëve në kampionatin botëror në ski në Itali

Dardan Dehari nga Tetova u radhit mes 100 më të mirëve në kampionatin botëror në ski “Fis Alpine World Ski Championship” që u mbajt të dielën në Itali. Ai ishte i vetmi përfaqësues nga Maqedonia e Veriut dhe mori vendin e 31-të.

Ndër të ishte shqiptari nga Kosova, Albin Tahiri në vendin e 32-të, ndërsa fitues ishte Sebastian Fos-Solevag nga Norvegjia.

Ky nuk është suksesi i parë i Deharit, ai garoi në Kampionatin Botëror 2015 në Beaver Creek, SHBA, në sllallomin gjigand, si dhe në “Bad Viessee” në Gjermani, në Kopaonik të Serbisë, dhe të tjera.

Mr. Sc. Dardan Dehari është asistent në Fakultetin e Kulturës Fizike në Universitetin e Tetovës

Të fundit