26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Denoncimi për bombë, TAV me njoftim të rëndësishëm për fluturimet në Aeroportin e Shkupit

Pas marrjeve të denoncimeve për bomba, kompania që menaxhon me Aeroportin e Shkupit, TAV ka bërë të ditur se fluturimet për sot nuk janë anuluar, por që janë ndërprerë deri sa MPB të kryej kontrollet e nevojshme. Nga TAV thonë se fluturimet do të realizohen sipas orarit, pasi të përfundojnë kontrollet e policisë.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit përmes e-mail mëngjesin e sotëm ka marrë kërcënim për vendosje të mjetit shpërthyes. Informacioni u raportua menjëherë në Ministrinë e Brendshme dhe në të njëjtën kohë i gjithë personeli dhe të gjithë pasagjerët dhe/ose kalimtarët që u gjetën në aeroport janë evakuuar shëndoshë e mirë, ndërsa njësitet e MPB-së po bëjnë kontroll në objektet e aeroportit. Fluturimet nuk janë anuluar, por komunikacioni aktualisht është i ndërprerë, derisa të marrim njoftim nga MPB se është e sigurt që aeroporti të vazhdojë funksionimin sipas orarit të rregullt”, thuhet në njoftimin e TAV Maqedoni.

Të fundit