28/06/2022
31.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Deputetët e VMRO akuza Telat Xhaferit: ‘Huq’ Talat Xhaferi, i mbyll me dry deputetët (VIDEO)

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov ka publikuar një video ku shihet zënka mes kolegëve të tij dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Deputetët e opozitës akuzojnë se janë mbyllur me forcë në Parlament.

“Deputetët e mbyllur dhe kaos në Kuvend! Diktatura e BDI/LSDM e mishëruar në Talat tregon fytyrën e shëmtuar në Parlament!”, ka shkruar deputeti i VMRO DPMNE-së, Mile Lefkov, në rrjetet sociale.

Deputetët mblidhen rreth tavolinës së Xhaferit dhe e pyesin se kush i jep të drejtë t’i mbyllë në Kuvend, ndërsa ai i thërret të kthehen në vendet e tyre dhe përmend “Rregulloren”.

Autokrati Talat Xhaferi, i cili uzurpoi pozitën e kryetarit të Kuvendit, ka fikur mikrofonat, për çka do të ketë audio incizim vetëm nga adresa e tij. Në kundërshtim me Rregulloren, ai sot ka mbyllur disa herë dyert e sallës së Kuvendit që të mos hyjnë deputetët jashtë saj dhe të aplikojnë për fjalë. Ky është turp, dhunë”, ka shkruar deputeti Bojan Stojanovski./tv21

Të fundit