26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dimovski: Kërkojmë falje ndaj qytetarëve por do vazhdojmë me forma tjera të presionit

Federata e Sindikatave të Maqedonisë sot e ka vazhduar grevën e përgjithshme duke bllokuar udhëkryqin në vendbanimin Avtokomanda në bulevardin “Aleksandar Makedonski” me rrugën “16 Brigada maqedonase”. Bllokada zgjati nga ora 7 deri në 10 dhe u lejuan të hynin vetëm ambulancat, policia, ushtria dhe zjarrfikësit.

Dimovski tha se do të këmbëngulin në kërkesën për rritje të menjëhershme lineare të pagave prej 2.806 denarë për secilin punonjës.

– Punëtori nuk mund të përballojë më goditjet e çmimeve, energjetikën dhe krizën e naftës. Dimovski apelon që pushteti qendror dhe ai lokal që menjëherë të rrisin pagat.

Ai theksoi se punëtorët në vend për shkak të krizës nuk mund të presin gjatë që kërkesat e tyre të plotësohen.

-Sot, Federata e Sindikatave të Maqedonisë ka treguar se i qëndron me vendosmëri kërkesave të tyre, të cilat aktualisht janë të nevojshme, e pastaj solidaritetit, e kam fjalën për 2806 denarë menjëherë nga 1 korriku, si dhe kthimin e rekursit, të humburve. pikërisht në sektorin publik, nga 30 në 100 për qind të pagës mesatare. I kërkojmë falje qytetarëve, por kjo që po bëjmë sot është me të vërtetë e nevojshme sepse e dimë se është shpallur çmim i ri i rrymës, goditjet e çmimeve nëpër shitore janë të njëjta, kriza energjetike, nafta…, tha Dimovski.

Ai i bëri thirrje pushtetit qendror dhe atij vendor që të pranojnë kërkesën për rritje solide lineare të pagave dhe të “veprojnë menjëherë”.

Vendimi për grevë të përgjithshme mbetet në fuqi, punonjësit e sektorit publik do të jenë në vendet e tyre, por nuk do të kryejnë detyra, përveç 10 për qind të të punësuarve që do të jenë në dispozicion për nevojat e qytetarëve.

Njoftuan se greva do të vazhdojë me forma të tjera të presionit sindikal, ndërsa pakënaqësitë e punëtorëve do të shprehen në rrugë.

Të fundit