26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

 Dita ndërkombëtare e Librit në Tetovë është shënuar në mënyrë simbolike

Dita ndërkombëtare e Librit në Tetovë është shënuar në mënyrë simbolike. Me këtë rast, nxënës të grupmoshave të ndryshme në sheshin e Tetovës kanë lexuar me qëllim të ngritjes së vetëdijes për lexim në hapësirat publike. Ky aktivitet është organizuar nga Shtëpia Botuese Litera grup. “Dihet se qyteti jonë është qytet me dy universitete, shtatë shkolla të mesme dhe 12 shkolla fillore dhe ne nuk kemi një park ku mund të lexojmë ose leximore. Ne japim një mesazh dhe ofrojmë vende ku mund të lexohet dhe kemi përfshirë dy gupmosha të nxënësve me moton ‘Lexo Kudo’, ku grupi më i vogël japin një mesazh se jo çdo herë ne duhet ti shohim të rinjtë se çka bëjnë, në këtë rast në ditën e sodit, të rinjtë le të na shohin neve dhe të marrin mësim prej neve”, tha Adelina Mustafi, nga shtëpia botuese “Litera Grup”.

Nxënësit nga ana tjetër janë shprehur se liktyrat shkollore duhet që të ndryshojnë përmbajtjen ngase ato që gjenden në bibliotekën e qytetit janë me tematikë të vjetër. “Si lexuese e rregullt në bibliotekën e qytetit, shpesh herë kam hasur se librat kanë tematikë të vjetër dhe unë si nxënëse preferoj që librat që i lexojmë të kenë tematikë më moderne dhe më të reja me qëllim që nxënësit të jenë më shumë të dhënë pas leximit. Poashtu mendoj që të ketë edhe modernizim të sistemit shkollor”, tha Melisa Ziberi, nxënëse e Shkollës fillore Liria në Tetovë.

Aktiviteti “Lexo Kudo” që u mbajt në Tetovë është përkrahur edhe nga Sektori për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës. Nga ky sektor pranojnë se në Tetovë mungojnë hapësirat për lexim .“Është e vërtetë se mungojnë hapësirat për lexim, leximoret e kështu me radhë dhe komuna e Tetovës përlrah çdo iniciativë që ka të bëjë me librin, me leximin pasi që libri është ai instrument që do të shpijë përpara rininë tonë, poashtu do të duhet që edhe mësimdhënësit më shumë të stimulojnë nxënësit që të lexojnë sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ngritin nivelin e tyre”, tha Nazmi Dauti, udhëheqës i Sektorit për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës.

Krahas kësaj është theksuar se kohëve të fundit nxënësit por edhe rinia në përgjithësi gjithnjë e më shumë është dhënë pas rrjeteve sociale dhe shmang leximin e librave. Është apeluar nga organizatorët që në këtë drejtim, si prindërit poashtu edhe mësimdhënësit të punojnë më shumë që libri të jetë prioritet dhe jo telefonat. Ky aktivitet u mbajt me moton “Lexo Kudo”, ndërsa më pas është mbajtur edhe një aktivitet tjetër nëpër autobusët e qytetit, i titulluar “Udhëtoj nëpërmjet librit” ku udhëtarëve, shtëpia botuese “Litera Grup”, u ka dhuruar libër dhe Ndërmarrja Publike Tetova Transport ka dhuruar biletë falas për lexuesit në autobus.Tv Koha

Të fundit