26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dita Ndërkombëtare e Muzeve/Publikohet në Berat, kanuni, vegla e rrallë muzikore

Në Muzeun e Etnografik të Beratit prej ditës së sotme do të ekspozohet për publikun për një periudhë gjashtë mujore kanuni i Qerim Fugës.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo bëri të ditur se “falë bashkëpunimit midis bashkisë Berat dhe Muzeut Etnografik, bashkia ka vënë në dispozicion të muzeut instrumentin e rrallë i cili përveç vlerave është edhe pjesë e historisë së qytetit pasi me të ka luajtur artisti Qerim Fuga”.

Instrumenti ekspozohet për herë të parë në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve.

Demo ftoi njëkohësisht qytetarët të vizitojnë Beratin, qytetin e “një mbi një dritareve”, pasi ofron shumë.

Përmes këngës, sot njihen emrat e instrumentave të përdorura në sazet e Beratit, si dhe emrat e instrumentistëve më të njohur beratas.

Kanuni është i lidhur me emrin e Qerim Fugës. Qerimi me kanun shoqëroi gjithë jetën këngët e qytetit të tij. Këtë vegël e pati trashëgim nga i gjyshi, Tehla Fuga.

Qerim Fuga njihet si interpretues i këngës qytetare të Beratit por dhe krijues i shumë këngëve.

Kanun, qanun, ganoun ose kanoon, është një instrument që luhet ose solo, ose si pjesë e një ansambli, në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, Maghreb, Afrikën Perëndimore, Azinë Qendrore dhe Juglindore rajone të Europës.

Instrumenti është një lloj “zither” i madh trapezoidal, zakonisht kanë 26 kurse shiritash, me tre tela me një tingull të zbehtë që është i famshëm për tingullin e tij të veçantë melodramatik.

Kanuni luhet në prehër ndërsa instrumentisti është i ulur ose me të tjerë, duke i rënë telave me dy pjesë guaske breshke (një për secilën dorë) ose me thonj të gishtërinjve.

Instrumenti gjithashtu përmban leva metalike speciale (çelsa) që shërbejnë për të ndryshuar pak hapin e një kursi të veçantë duke ndryshuar gjatësi efektive të vargut./a.gjonaj//a.a/

Të fundit