Dr. Liridon Disha: Mos konsumoni barëra kundër koronavirusit pa konsultim me mjekun
Lajmi i Ditës Maqedoni

Dr. Liridon Disha: Mos konsumoni barëra kundër koronavirusit pa konsultim me mjekun

Mjeku amë Liridon Disha nga Tetova, pas përhapjes së lajmit që disa antibiotik dhe barëra tjerë ndihmojnë në parandalimin dhe shërimin e koronavirusit, sot në profilin e tijë në Facebook shkruan:

Të dashur pacientë, miq e familjarë,

MOS BLENI SUMAMED (AZITHROMYCIN) DHE MOS KËRKONI PREJ MJEKËVE AMË T’U PËRSHKRUAJNË BARËRA TË ASHTUQUAJTURA KUNDËR KORONAVIRUSIT.

EDHE PO TE JENI POZITIV NË KORONAVIRUS, JU PIKË SË PARI DUHET T’I PËRMBAHENI PROTOKOLIT MEDICINAL DHE ASSESI TË KONSUMONI BARËRA ME VETËINICIATIVËN TUAJ. ÇDO LOJ KONSUMIMI I BARIT (TABLETAVE) PA KONSULTIM ME MJEKUN TUAJ MUND TË JU SHKAKTOJË DËM DHE KAMUFLIM TË SËMUNDJES.

JU LUTEM T’U PËRMBAHENI REKOMANDIMEVE TONA SEPSE NE JEMI ATA QË PËRGJIGJEMI EDHE MORALISHT POR EDHE LIGJËRISHT PËR SHËNDETIN TUAJ!

LAJMET QË QARKULLOJNË NË INTERNET PËR BARËRA QË KINSE E SHËROJNË PACIENTIN PREJ KORONAVIRUSIT JANË TË PAKONFIRMUARA. MOS BINI PRE E DEZINFORMATAVE TË TILLA. EDHE PO QE SE NË NJË TË ARDHME TË AFËRT ZBULOHET NJE BAR I TILLË, JU NË ASNJË MËNYRË NUK DUHET KONSUMUAR BARIN PA LEJEN E MJEKUT, KËSHTU QË MOS KËRKONI PREJ MJEKËVE AMË TË JU PËRSHKRUAJNË RECETA PËR BARËRA TË TILLA!

Në shërbimin tuaj
Dr. Liridon A. Disha

Related posts

Vazhdon gjykimi për “Laskarcën”

Televizioni Koha

Zjarri në Veles, një milionë e gjysmë euro dëm financiar

Televizioni Koha

“Defens njuz”: Maqedonia e Veriut sot edhe zyrtarisht përfshihet drejt NATO-s

Televizioni Koha

Leave a Comment