24/02/2024
11.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dubai deri në vitin 2026 do të pajiset me taksi fluturuese

Udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë nënshkruar një marrëveshje për një shërbim të ri transporti, “një taksi ajror”, i cili pritet të zhvillohet deri në vitin 2026.

Kështu Dubai do të bëhet qyteti i parë në botë që do të ketë në shërbim një taksi elektrike ajrore.

Ky projekt është pjesë e iniciativave të ardhshme të lëvizshmërisë, të cilat synojnë ofrimin e shërbimeve kualitative të transportit si për banorët ashtu edhe për vizitorët e vendeve arabe.

Shërbimi i ri i përdor teknologjinë më të fundit për të lehtësuar lëvizjen e sigurt dhe efikase të individëve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Është një helikopter me pesë vende, me bateri, dhe gjashtë helika, i cili mund të mbulojë një distancë maksimale prej 161 kilometrave, me një shpejtësi maksimale deri në 321 km/h.

Dallon nga helikopterët e tjerë për shkak se është më pak i zhurmshëm, dhe aftësia e tij për ngritje dhe ulje vertikale e bën efikas për mjedise urbane. Kjo do të thotë që hapësira e gjerë horizontale që zakonisht kërkohet për uljen e një helikopteri, do të eliminohet dhe nuk është e nevojshme.

Taksi ajror do të jetë në dispozicion pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait, në qendër të qytetit, në Dubai Marina, dhe në Palm Jumeirah.

Koha e udhëtimit midis Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait dhe Palm Jumeirah, e cila zakonisht zgjat 45 minuta me veturë, me taksinë fluturese do të redukohet në 10 minuta. /Telegrafi/

Të fundit